Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Daku, kandidat për dy çmime në Rusi

Mirlind Daku

Sulmuesi Mirlind Daku është në garë për t’i fituar dy çmime në elitën e futbollit rus, ka njoftuar të premten Rubin Kazani.

Daku është nominuar si futbollist i vitit dhe si sulmues i vitit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ceremonia në të cilën do të shpallen emrat e fituesve do të jetë më 26 maj në Moskë.

Tifozët kanë të drejtë të votojnë deri më 13 maj, ndërsa përzgjedhja varet edhe nga votat e ekspertëve.

Daku është duke kaluar formë të mirë këtë edicion me skuadrën e Rubin Kazanit. Në 29 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë katër asistime.

Për futbollist të vitit janë 32 kandidatë, ndërsa për sulmues dhjetë.