Antonio Conte ka insistuar se është shumë e vështirë të fitosh si trajner i Napolit.
Conte me Napolin e festoi titullin të premten mbrëma pas fitores 2:0 ndaj Cagliarit në ndeshjen e fundit të sezonit në Serie A, por ka theksuar se presioni ka qenë i jashtëzakonshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ka qenë padyshim sfida më e papritur, më e vështirë në karrierën time. Të vish te Napoli pas sezonit ku përfundoi në vendin e 10-të dhe të kthesh çdo gjë në rrugën e duhur, ka qenë shumë vështirë. Të jem i sinqertë, është shumë vështirë të fitosh me Napolin. Por këta lojtarë e arritën dy herë brenda tre vjetësh titullin dhe ka diçka të veçantë këtu. Jam shumë i lumtur për lojtarët. Afro 30 vjet më parë, Diego Armando Maradona e fitoi titullin, tani Giovanni Di Lorenzo e ngre lartë trofeun si kapiten. Është shumë e veçantë”, ka deklaruar Conte, i cili ka folur edhe për të ardhmen e tij.
“Po kënaqemi me festën. Kam raporte të mira me presidenti Aurelio De Laurentiis. Të dy jemi fitues, por do të shohim se çfarë do të ndodh në të ardhmen”, është shprehur Conte.
Ndërkohë, vetë presidenti i Napolit, De Laurentiis, ka thënë se nëse Conte dëshiron të qëndrojë, ai e ka derën e hapur në klub. Ai ka shtuar se do ta respektonte çdo vendim të tij.