Chelsea është bërë me trajner të ri. Por ardhja e trajnerit nuk pritet të jetë lëvizja e vetme e klubit nga Londra.
Chelsea planifikon të bëjë disa transferime gjatë afatit kalimtar. Sipas “The Guardian”, Chelsea është gati t’i shpenzojë 155 milionë euro për transferimin e brazilianit të Real Madridit, Vinicius Jr.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNëse arrihet marrëveshja, Viniciusi do të bëhej transferimi më i shtrenjtë në Premier League. Alexander Isak, i cili u transferua nga Newcastle te Liverpooli për 145 milionë euro gjatë verës së vitit të kaluar, është aktualisht transferimi më i shtrenjtë.
Viniciusi ka kontratë me Realin deri në vitin 2027. Por nuk ka pasur progres në bisedimet për vazhdimin e kontratës.