Chelsea nuk ka arritur të fitojë ndaj klubit nga Malajzia, Johor DT.
Chelsea të dielën pasdite barazoi 3:3 me skuadrën Johor DT. Ndeshja u zhvillua në Johor Bahru të Malajzisë.
Arif Aiman e kaloi në epërsi skuadrën Johor DT në minutën e 14-të.
Chelsea shifrat në 1:1 i barazoi në minutën e 42-të me golin që e realizoi Liam Delap.
Delap e shënoi edhe golin e epërsisë 2:1 në minutën e 62-të. Tre minuta më pas, Oscar Arribas, e barazoi rezultatin në 2:2.
Bergson e kaloi në epërsi 3:2 skuadrën Johor DT në minutën e 86-të.
Edhe
Derbi në “Anfield” mbyllet baras
Por tre minuta më pas, Antonio Cristian, shënoi autogol për rezultatin përfundimtar 3:3.
Chelsea deri në fillim të edicionit të ri do ta luajë edhe një miqësore tjetër ndaj Real Sociedadit.
Klubi londinez ndeshjen hapëse të edicionit 2026/27 në Premier League e luan më 24 gusht ndaj Fulhamit.