Chelsea ka fituar në derbin londinez ndaj Tottenhamit dhe është kthyer në top-katërshe të Premier Leagues së Anglisë.
“Blutë” të enjten mbrëma fituan 1:0, me golin e vetëm të shënuar nga Enzo Fernandez.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesfushori argjentinas realizoi në minutën e 50-të.
Gjashtë minuta më vonë, për shkak të pozitës jashtë loje me VAR iu anulua goli mesfushorit tjetër, Moises Caicedos.
Një gol iu anulua edhe Tottenhamit. Pape Matar Sarr shënoi në minutën e 69-të, por nuk u pranua për shkak se kishte ndërhyrje të palejuar sipas gjyqtarit kryesor.
Chelsea në pozitën e katërt ka 52 pikë, ndërsa Tottenhami mbetet me 34 pikë në vendin e 14-të. Po kaq pikë kanë edhe Evertoni dhe West Hami.
Ndeshja e së enjtes mbrëma i takoi xhiros së 30-të.