Futboll

Chelsea eliminohet nga FA Cup

Chelsea

Chelsea është eliminuar nga FA Cup.

Të shtunën në kuadër të raundit të katërt të FA Cup, Chelsea u mposht në udhëtim nga Brightoni me rezultatin 2:1.

Portieri i Brightonit, Bart Verbruggen, shënoi autogol në minutën e pestë për epërsinë e mysafirëve.

Vendësit shifrat i barazuan në minutën e 12-të me golin që e shënoi Georginio Rutter.

Ndërsa golin e fitores e realizoi Kaoru Mitoman në minutën e 57-të.

Brajan Gruda ishte në bankën rezervë te vendësit.

Brightoni në raundin e tretë e eliminoi Norwich Cityn.