Rruga e Pep Chavarrias drejt Chelseat nuk ka qenë aspak e zakonshme. Ndryshe nga shumë lojtarë që arrijnë në klube elitare përmes akademive prestigjioze ose shpërthimit në klubet më të vogla, Chavarrias iu desh të ndiqte rrugën më të gjatë.
Ai nuk debutoi në La Liga deri në moshën 24-vjeçare. Është moshë kur shumë lojtarë tashmë janë të stabilizuar në nivelin e lartë.
Pasi kaloi katër vjet te Rayo Vallecano, mbrojtësi i majtë ka përfunduar transferimin më të madh të karrierës. I është bashkuar Chelseat me një marrëveshje pesëvjeçare, të vlefshme 16,3 milionë funte dhe 1,7 milionë funte të tjera në bonuse.
“Jam shumë i emocionuar që do të filloj”, tha 28-vjeçari.
“Është ëndërr për mua pasi Chelsea është një nga klubet më të mëdha në botë. Është mundësi e madhe, por unë jam i përgatitur dhe do të punoj shumë për të ndihmuar ekipin të arrijë sukses”.
Edhe
Chelsea me plot 41 lojtarë, Alonson e pret punë jo e lehtë
I lindur në Figueres, qytet në Katalonjë në Spanjën verilindore, Chavarria luajti për klubin e lindjes përpara se të transferohej tek Olot, ku bëri reputacion në nivelet e ulëta spanjolle. Transferimi te Real Zaragoza në vitin 2020 i dha shijen e parë të futbollit profesional në një klub të madh. Pas dy edicioneve në kategorinë e dytë spanjolle, ai iu bashkua La Ligas me Rayo Vallecanon në vitin 2022.
Koha kur u realizua transferimi ka rëndësi. Rayo nuk pritej të garonte me gjigantët spanjollë, por me një strukturë kolektive, u bë një nga kundërshtarët më të vështirë të La Ligas.
Aftësia e Rayo Vallecanos për të garuar me klubet më të pasura është mbështetur vazhdimisht në identifikimin e lojtarëve të nënvlersuar dhe rritjen e tyre. Chavarria u bë shembull i këtij modeli, duke u bashkuar me Rayon për më pak se 2 milionë funte.
Chavarria u zhvillua në mbrojtës të nivelit të lartë, duke kombinuar agresivitetin mbrojtës me fizikalitetin e nevojshëm për të pasur sukses në këtë rol. Ai bëri 125 paraqitje për Rayon dhe ishte prezencë e rregullt në anën e majtë të mbrojtjes. Kalimi te Rayo ia dha mundësinë të luante para syve të trajnerëvë të nivelit më të lartë, si Xabo Alonso. Me Alonson u përball në edicionin e kaluar, kur legjenda spanjolle ishte trajner i Real Madridit. Ai kishte shkëlqyer në një barazim pa gola me Madridin. Paraqitja i la përshtypje Alonsos, që e kishte Chavarrian objektiv kur mori drejtimin e Chelseat.
Edhe
Alvarez me “hat-trick” ia siguron fitoren Atletico Madridit
Transferimi i tij nuk ishte i lehtë për Chelsean. Klubit londinez iu tha fillimisht se Rayo nuk do ta shiste Chavarrian nëse klauzola e lirimit të tij prej 42 milionë funtesh nuk respektohet. Te klubi spanjoll vlerësojnë se mbrojtësi i meriton këto para, ndërsa kishte edhe katër vjet kontratë.
Alonso megjithatë e mori lojtarin që e dëshironte dhe që pritet t’i shërbejë shumë në sistemin që e ka planifikuar për Chelsean.