Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Capello flet për De Rossin pas humbjes së Romës

Daniele De Rossi

Fabio Capello ka thënë se Daniele De Rossi duhet t’i gëzohet momenteve pozitive nga ndeshja e fundit e Romës me Bayer Leverkusenin.

“Ai vetëm sa e ka nisur karrierën si trajner”, ka thënë Capello në një intervistë dhënë për “La Gazzetta dello Sport”.

Roma u eliminua nga gjysmëfinalja e Ligës së Evropës të enjten mbrëma, pasi humbi 4:2 me rezultatin e përgjithshëm nga kampioni i Bundesligës, Bayer Leverkuseni.

“De Rossi duhet t’i gëzohet rikthimit të rezultatit. Ai vetëm sa e ka nisur karrierën si trajner dhe këto gjëra janë pjesë e rrugëtimit”, ka thënë Capello.

De Rossi debutoi si futbollist nën drejtimin e Capellos, që është trajneri i fundit i “giallorossëve” që ka fituar titull në Serie A.