Futboll

Calafiori e vendos derbin Man. United – Arsenal

Riccardo Calafiori - Arsenal - Manchester United

Foto: Associated Press

Riccardo Calafiori ia ka siguruar fitoren Arsenalit në derbin e xhiros së parë të Premier Leagues për edicionin e ri. 

Calafiori realizoi gol në minutën e 13-të, për t’ia siguruar pikët e plota “revolveristëve” në ndeshjen që u zhvillua të dielën në “Old Trafford”. 

Skuadra e Unitedit me udhëheqës të skuadrës Ruben Amorimin, shpenzoi 200 milionë funte në verë. Amorim vendosi që në portë ta nis ndeshjen turku Altay Bayindir, para veteranit Tom Heaton. Andre Onana nuk ishte i gatshëm për lojë për shkak të një lëndimi të pësuar në fillim të muajit të kaluar. 

Pas harkimit të Declan Ricet nga këndi, Bayindir nuk e largoi topin mirë. E preku dhe e ndali për

Calafiorin, i cili nuk e pati të vështirë të realizonte në vijën e portës. 

Unitedi e përmirësoi lojën më vonë, por i pakalueshëm ishte portieri David Raya, i cili pati disa pritje të shkëlqyera. 

Arsenali e siguroi në fund fitoren e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit në ligë ndaj Unitedit.