Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bislimi ndaloi futbollistët që mund të shkaktonin skandal të madh

Uran Bislimi

Uran Bislimi ka ndaluar një përleshje të mundshme që do të shkaktonte skandal të madh te skuadra e Luganos në miqësoren ndaj Viktoria Plzenit.

Në minutën e 72-të, sulmuesi gjerman Kevin Behrens, e shtyu dhe e rrëzoi në tokë bashkëlojtarin grek, Georgios Koutsias, e më pas i bërtiti duke i thënë që të rrinte i qetë.

34-vjeçari Behrens ishte duke vrapuar pas topit, duke bërë presing në mbrojtjen kundërshtare. Për një moment, u kthye me shpejtësi nga sulmuesi tjetër Koutsias.

“Ku është problemi”, është dëgjuar duke bërtitur Behrens në gjuhën angleze.

VIDEO

Më pas ishte mesfushori Bislimi që i ndau dy futbollistët, teksa Koutsias ishte në tokë.

Edhe Bislimi asiston në fitoren e Luganos Futboll Bislimi asiston në fitoren e Luganos

Behrens nuk u ndëshkua me kartonë, edhe pse veprimi i tij i dhunshëm zakonisht ndëshkohet me të kuq.

Ndeshja përfundoi me fitore 4:2 të skuadrës çeke.

Klubi zviceran pas ndeshjes tha se do të merren masa disiplinore për të dy lojtarët e përfshirë.