Athletic Bilbao ka fituar thellë ndaj Elfsborgut të vëllezërve, Arbër e Besfort Zeneli.
Të enjten mbrëma në stadiumin “San Mames”, skuadra spanjolle fitoi 3:0 në ndeshjen e xhiros së pestë të Ligës së Evropës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAdama Boiro, Benat Prados Diaz dhe Gorka Guruzeta, i shënuan golat e fitores për vendësit, ndërsa Arbër Zeneli ishte shumë afër që të realizonte në fundin e pjesës së parë.
Arbër Zeneli luajti vetëm në 45 minutat e parë, kurse vëllai i tij, Besforti, u zëvendësua në minutën e 72-të.
Bilbao pas pesë ndeshjeve ka 13 pikë, ndërsa Elfsborgu ka katër pikë.