Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Beshiktashi hyn në garë për Edon Zhegrovën

Edon Zhegrova

Beshiktashi ka shprehur interesim për futbollistin e Juventusit, Edon Zhegrova, ka raportuar të martën mediumi turk “Fanatik”.

Sipas mediumit turk, Milot Rashica do të largohet në fund të sezonit nga Beshiktashi, ndërsa synon yllin e Kosovës, Edon Zhegrovën.

Bëhet e ditur se drejtuesit e Beshiktashit ka kontaktuar menaxherin e lojtarit.

Së fundi sulmuesi i krahut nuk po aktivizohet fare te “Zonja e Vjetër”.

Në 21 ndeshje për Juventusin në edicionin aktual në Serie A, Ligën e Kampionëve dhe për Kupë të Italisë, Zhegrova ka luajtur gjithsej 447 minuta.

Edhe Zhegrova mund të transferohet në Arabinë Suadite Futboll Zhegrova mund të transferohet në Arabinë Suadite

Zhegrova iu bashkua Juventusit vitin e kaluar nga Lille.

Me “Zonjën e Vjetër” ka kontratë deri në qershor të vitit 2030.