Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Turqi

Beshiktashi fiton me kontributin e Muçit e Rashicës

Milot Rashica & Ernest Muçi

Beshiktashi ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 33-të me kontributin e Ernest Muçit e Milot Rashicës.

Muçi shënoi gol ndërsa Rashica asistoi në golin e dytë të Beshiktashit, që me rezultatin 2:0 fitoi ndaj Ankaragucut të premten mbrëma.

Muçi në minutën e 18-të e shënoi golin e tretë të edicionit pas plasimit të bukur të topit.

Ndërkohë, Rashica në minutën e 67-të harkoi nga këndi. Topi i goditur nga Jackson Muleka përfundoi në rrjetë pas devijimit të një mbrojtësi kundërshtar.

Rashica u zëvendësua në minutën e 76-të kurse Muçi e kompletoi ndeshjen.

Edhe Muçi shënon gol, Rashica asiston Futboll Muçi shënon gol, Rashica asiston

Beshiktashi ka 51 pikë në pozitën e katërt, kurse Ankaragucu ka 37 pikë në vendin e 13-të.


Muçi shënon gol të bukur për Beshiktashin

Reprezentuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi ka shënuar gol të bukur për Beshiktashin. Në minutën e 18-të të ndeshjes ndaj Ankaragucu, Muçi plasoi bukur topin për 1:0.

Ndeshja i takon xhiros së 33-të të Superligës turke.

Nga fillimi po luan edhe Milot Rashica. 

Edhe Muçi shënon gol, Rashica asiston në Kupë të Turqisë Futboll Muçi shënon gol, Rashica asiston në Kupë të Turqisë

Muçi ka tri gola deri më tani.

VIDEO: