Katër ditë pas vdekjes tragjike të kushëririt, 33-vjeçari Valon Berisha është kthyer në stërvitje te Zurichu dhe mund të luajë ndaj Young Boysit të dielën.
“Është një tregim tragjik”, ka thënë trajneri i Zurichut, Dennis Hediger.
Berisha iu bashkua javë më parë Zurichut. Ai ishte dëshmitar i aksidentit tragjik.
Ky rast ka prekur të gjithë te klubi i Zurichut.
“Valoni është shumë, shumë i fortë, si mendërisht ashtu edhe emocionalisht. Ai është kthyer në stërvitje dje dhe ka stërvitur me ekipin sot”, ka deklaruar Hediger.
Artikuj të ngjashëm