Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bergwijn i kundërpërgjigjet kritikave të Koemanit

Steven Bergwijn & Ronald Koeman

Steven Bergwijn & Ronald Koeman

Selektori i Holandës, Ronald Koeman, ditë më parë e kritikoi transferimin e Steven Bergwijnit në Arabinë Saudite. Të premten 26-vjeçari Bergwijn iu kundërpërgjigj Koemanit për kritikat që i bëri për transferimin në klubin e Al-Ittihadit.

“Nuk dua të luaj më për Ronald Koemanin. Nuk do të luaj për dikë që më portretizon ashtu siç ka bërë ai në media. Ai mund të më kishte telefonuar, të dëgjonte anën time të historisë. Si mund të thotë gjëra të tilla pa folur me mua”, u shpreh Bergwijn, shkruan “Telegraph”.

26-vjeçari nuk u ftua te Holanda për ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve. Bergwijn u transferua në afatin kalimtar të kësaj vere te skuadra e Al-Ittihadit nga Ajaxi për 21 milionë euro. Me klubin nga Arabia Saudite ka nënshkruar kontratë trevjeçare.