Luis Diaz ka regjistruar një nga golat më të shpejtë në historinë e Bundesligës.
Diazit i duheshin vetëm 15 sekonda për t’i dhënë Bayern Munchenit epërsinë ndaj Eintracht Frankfurtit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBayerni të shtunën e ka vazhduar formën e mirë duke e mposhtur Frankfurtin në udhëtim me rezultatin bindës 3:0. Kjo ndeshje i takoi javës së gjashtë.
Golin e dytë për Bayernin e realizoi Harry Kane në minutën e 27-të me asistimin e Diazit.
Kolumbiani Diaz e shënoi edhe golin e tretë në minutën e 84-t.
Frankfurtit iu anulua një gol në minutën e 14-të për shkak të pozitës jashtë loje.
Bayerni ka tetë fitore radhazi në të gjitha garat. Është lider me 15 pikë.
Frankfurti ka nëntë pikë në pozitën e gjashtë.