Luis Diaz ka shkëlqyer të shtunën mbrëma në fitoren e Bayern Munchenit.
Diaz realizoi “hat-trick” në fitoren 6:1 të Bayernit ndaj RB Leipzigut.
Ndeshja i takoi javës së gjashtë të Bundesligës gjermane.
Ndërsa nga një gol për bavarezët shënuan Aleksandar Pavloviq, Michael Olise dhe Harry Kane.
Ndërkohë në golin e vetëm të Leipzigut asistoi Brajan Gruda. Gruda e kompletoi ndeshjen te Leipzigu.
Bayerni ka 14 pikë dhe është lart në tabelë. Leipzigu numëron nëntë pikë.