Bayern Munichu pësoi humbje 3:1 në udhëtim tek Arsenali të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve, por në Bundesligë vazhdon me rekorde.
Edhe nëse mposhten të shtunën në “Allianz Arena” nga St. Pauli, bavarezët do të jenë lider të tabelës sërish pasi kanë gjashtë pikë më shumë se Leipzigu i vendit të dytë.
Bayerni do të vendosë rekord prej 44 xhirove si lider në elitën gjermane, dhe do ta thyejë rekordin që e kishte vendosur vet në vitin 1973.
Për Bayernin është starti më i mirë në Bundesligë pas 11 xhirove, me 10 fitore e një barazim. Goldallimin e ka +33.