Kapiteni i Anglisë, Harry Kane ka shkëlqyer në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve. Kane shënoi katër gola në fitoren shumë të thellë me rezultat 9:2 ndaj Dinamo Zagrebit. Kjo ndeshje u zhvillua në Mynih. Tri gola, Kane i shënoi nga penalltia. Ai hapi serinë në minutën e 19-të. Shënoi nga penalltia, kurse për 2:0 realizoi Raphael Guerreiro në minutën e 33-të. Pesë minuta më vonë Michael Olise shënoi për 3:0.
Në fillim të pjesës së dytë, Dinamo shënoi dy gola për të ngushtuar rezultatin në 3:2. Bruno Petkoviq shënoi për 3:1 në minutën e 48-të, kurse për 3:2 realizoi në minutën e 50-të Takuya Ogiëara.
Më pas, Bayerni u rikthye furishëm. Kane shënoi golin për 4:2 ë minutën e 57-të. Olise shënoi golin për 5:1 në minutën e 61-të, derisa kapiteni i Anglisë, Kane shënoi sërish dy gola nga penalltia. Të dytin personal e shënoi në minutën e 73-të, kurse të tretin në minutën e 78-të. Pesë minuta para fundit të ndeshjes, Leroy Sane shënoi golin e tetë, kurse golin e nëntë Leon Goretzka e shënoi në minutën e 92-të.
Arbër Hoxha luajti nga minuta e 73-të, kurse Arijan Ademi u inkuadrua te Dinamo në minutën e 78-të.
Ndeshjen e dytë, Bayerni e luan në udhëtim ndaj Aston Villas, kurse Dinamo e pret Monacon.
Sërish Kane, 7:2
Harry Kane e ka shënuar edhe golin e katërt për Bayernin në ndeshjen ndaj Dinamos. Bayerni po udhëheq 7:2.
Kapiteni anglez tri prej golave i ka shënuar nga penalltia.
Bayerni nuk lejon befasi, 6:2 ndaj Dinamo Zagrebit
Dinamo e Zagrebit u afrua në 3:2 ndaj Bayernit, por gjiganti gjerman më pas nuk u ndal. Tashmë bavarezët udhëheqin 6:2.
Harry Kane kompletoi “hat-trickun” me golin nga penalltia në minutën e 73-të.
Dy gola të shpejtë të Dinamo Zagrebit
Kampionia kroate, Dinamo Zagreb është kthyer në lojë në ndeshjen ndaj Bayernit.
Bruno Petkoviq dhe Takuya Ogiwara shënuan në minutën e 49-të dhe 50-të për të ngushtuar rezultatin në 3:2.
Bayerni “shkel” Dinamon në pjesën e parë
Skuadra e Bayern Muenchenit e ka mbyllur me rezultat 3:0 pjesën e parë të ndeshjes kundër Dinamo Zagrebit.
Kjo ndeshje po luhet në Mynih dhe i takon edicionit të ri të Ligës së Kampionëve.
Kapiteni i Anglisë, Harry Kane shënoi golin e parë për gjigantin gjerman. Ai ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 19-të, kurse golin e dytë për gjermanët e shënoi Raphael Guerreiro në minutën e 33-të.
Pesë minuta më vonë, Michael Olise shënoi për 3:0, rezultat me të cilin u mbyllë pjesa e parë.
Në stol te Dinamo Zagrebi janë Arbër Hoxha dhe Arijan Ademi.