Futboll

Bashkimi kthehet pas 16 vjetësh në elitën e Maqedonisë V.

KF Bashkimi

Skuadra shqiptare e Maqedonisë së Veriut, Bashkimi, është rikthyer pas 16 vjetësh në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Bashkimi i Kumanovës fitoi 2:0 të dielën kundër skuadrës tjetër shqiptare Besës së Dobërdollit, në ndeshjen e barazhit të luajtur në Kavadar.

Golin e parë e shënoi Hebib Saiti në minutë ne 37-të, kurse të dytin Filip Aleksovski në minutën e 80-të.

Herën e fundit që Bashkimi luajti në elitë ishte në sezonin 2008/2009.

Në vitin 2005, Bashkimi ishte fitues i Kupës së Maqedonisë së Veriut.