Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gjilani fiton ndaj Prishtinës me gol të Bashës

KF Gjilaniii

Edi Basha ishte vendimtar në fitoren e Gjilanit ndaj Prishtinës.

Gjilani të dielën në kuadër të xhiros së 21-të të elitës së futbollit kosovar e mposhti në shtëpi Prishtinën me rezultatin 1:0.

Mesfushori Basha e shënoi golin e fitores për Gjilanin në minutën e 37-të. Ai shënoi gol të bukur nga distanca.

Për Gjilanin ishte fitorja e tetë këtë edicion, krahas gjashtë barazimeve dhe shtatë humbjeve. Ka 30 pikë në pozitën e gjashtë.

Ndërsa për Prishtinën ishte humbja e shtatë e edicionit. Ka edhe 11 fitore dhe tri barazime.

Edhe Gjilani fiton pikët e plota, mposht Prishtinën e Re Sport Gjilani fiton pikët e plota, mposht Prishtinën e Re

Prishtina me këtë humbje ka rënë në pozitën e tretë me 36 pikë.

36 pikë ka edhe Ballkani një pozitë më lartë. Lidere është Drita me dy pikë më shumë.


Gjilani në epërsi pas pjesës së parë

Gjilani e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Prishtinës.

Golin e epërsisë për skuadrën gjilanase e shënoi Edi Basha në minutën e 37-të.

Mesfushori Basha shënoi gol të bukur nga distanca.

Kjo ndeshje i takon javës së 21-të të Superligës së Kosovës.


Basha e kalon në epërsi Gjilanin ndaj Prishtinës

Edhe Gjilani me epërsi të lartë pas pjesës së parë Sport Gjilani me epërsi të lartë pas pjesës së parë

Edi Basha ka shënuar gol në minutën e 37-të për ta kaluar në epërsi Gjilanin ndaj Prishtinës.

Ndeshja është e vlefshme për javën e 21-të të elitës së futbollit kosovar.