Robert Lewandowski ka shënuar dy gola për ta ndihmuar fitoren e Barcelonës ndaj Young Boysit.
Barça fitoi bindshëm, 5:0, ndaj kampionit të Zvicrës, të martën në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesi polak shënoi për 1:0 në minutën e tetë me asistim të Raphinhas. Braziliani Raphinha shënoi golin e dytë në minutën e 34-t.
Në minutën e 37-të për 3:0 shënoi Inigo Martinez. Ky lojtar asistoi për Lewandowskin në minutën e 51-të, në golin për 4:0.
Mohamed Camara shënoi autogol në minutën e 81-të për 5:0.
Kastriot Imeri luajti 82 minuta për Young Boysin.
Barça e shënoi fitoren e parë. Në xhiron e parë kishte pësuar nga Monaco. Young Boysi kishte pësuar në shtëpi nga Aston Villa.