Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barcelona fiton edhe me një lojtar më pak në fushë

Raphinha

(E përditësuar) - Ndonëse prej minutës së 22-të luajti me një lojtar më pak në fushë, Barcelona ka fituar 1:0 ndaj Benficas në Lisbonë. Me fitoren e së mërkurës, Barça bëri hap të madh drejt kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pau Cubarsi i Barçës u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 22-të për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola, ndërsa në minutën e 61-të Raphinha shënoi golin e fitores për Barcelonën.

Shifrat më nuk ndryshuan, ndonëse skuadra portugeze e kishte iniciativën dhe krijoi më shumë raste shënimi.

Portieri Wojciech Szczesny ka shpëtuar skuadrën e Barcelonës në shumë momente. Ai kishte ndeshje të madhe dhe e afroi skuadrën katalunase me çerekfinalen.

Edhe Raphinha flet për rrahjen pas ndeshjes Benfica – Barcelona Futboll Raphinha flet për rrahjen pas ndeshjes Benfica – Barcelona

Barcelona në epërsi

Ndonëse me një lojtar më pak në fushë, Barcelona ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Benficas.

Raphinha shënoi në minutën e 61-të.


Përfundon pa gola pjesa e parë e ndeshjes në Lisbonë

Nuk janë shënuar gola në pjesën e parë të ndeshjes mes Benficas dhe Barcelonës.

Edhe Kthim i pabesueshëm i Barcelonës, fiton 5:4 Futboll Kthim i pabesueshëm i Barcelonës, fiton 5:4

Barça prej minutës së 22-të është me një lojtar më pak në fushë. 

Pau Cubarsi u përjashtua për ndërhyrje të ashpër.


Barça mbetet me një lojtar më pak

Gjërat janë bërë të vështira për Barcelonën në ndeshjen ndaj Benficas në Lisbonë.

Edhe Barcelona bën hap të madh drejt titullit Futboll Barcelona bën hap të madh drejt titullit

Në minutën e 22-të me karton të kuq është përjashtuar Pau Cubarsi. 

Ai u përjashtua për ndërhyrje të rrezikshme.