Barcelona ka fituar 3:1 ndaj Alaveshit për të ruajtur hapin në garën për pozitën e parë në La Liga.
Barça nuk e nisi mirë takimin pasi që në minutën e parë pranoi gol. Mesfushori spanjoll, Pablo Ibanez, e kaloi në epërsi Alavesin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReagimi ishte i shpejtë nga gjiganti katalunjas. Shtatë minuta më pas, Lamine Yamal, i barazoi shifrat.
Dani Olmo me asistim të Raphinhas e realizoi golin e epërsisë 2:1 në minutën e 26-të.
Spanjolli Olmo e shënoi edhe golin e tretë për skuadrën që drejtohet nga trajneri gjerman, Hansi Flick, në minutën e 93-të.
Për Barcelonën ishte fitorja e katërt rresht në kampionatin spanjoll.
Pas 14 ndeshjeve, Barça i prin La Ligas me 34 pikë, dy më shumë se Reali që është i dyti e që të dielën luan me Gironan.