Atletico Madridi ka vazhduar me ecurinë pozitive të rezultateve dhe të dielën e shënoi fitoren e 11-të rresht në të gjitha garat.
Atletico në kuadër të javës së 17-të në La Liga shënoi fitore ndaj Getafes me rezultatin 1:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe pikët e fituara ndaj Getafes, Atletico është në vendin e dytë me 38 pikë, një më shumë se Real Madridi që është një pozitë më poshtë.
Por te dyja skuadrat e kanë një ndeshje më pak të luajtur.
Golin e fitores për Atleticon e realizoi sulmuesi norvegjez, Alexander Sorloth, në minutën e 69-të. Ai u asistua nga Nahuel Molina.
Getafe ka 16 pikë dhe është në pjesën e poshtme të tabelës.