Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Asllani kontribuon me dy asistime në fitoren e thellë

F

Fisnik Asllani ka kontribuuar me dy asistime të mërkurën mbrëma për Hoffenheimin, që fitoi 5:1 në shtëpi ndaj Borussia Monchengladbachut. 

Ndeshja i takoi xhiros së 17-të të Bundesligës. 

Sulmuesi i Kosovës që ka gjashtë gola e katër asistime në Bundesligë këtë edicion në total, asistoi në golin për 2:0 dhe 3:0, kur shënuan Tim Lemperle dhe Andrej Kramariq. 

Asllani luajti deri në minutën e 83-të, ndërsa Leon Avdullahu e kompletoi ndeshjen në mesfushë.

Albian Hajdari në mbrojtje mungoi shkaku i kartonëve. Të tre janë reprezentues të Kosovës. 

Edhe Asllani asiston në barazimin e Hoffenheimit me Stuttgartin Futboll Asllani asiston në barazimin e Hoffenheimit me Stuttgartin

Hoffenheimi ka 30 pikë në vendin e pestë, me një ndeshje më pak të luajtur.



Edhe një asistim nga Asllani

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në duelin ndaj Borussia Monchengladbachut.

Pasi asistoi në golin për 2:0, Asllani ka realizuar tjetër asistim, ndërsa Hoffenheimi është duke udhëhequr 4:0 pas pjesës së parë.

Sulmuesi i Kosovës asistoi në minutën e parë të shtesës për sulmuesin kroat, Andrej Kramariq.

Asllani tani ka gjashtë gola të shënuar e katër asistime në këtë edicion të Bundesligës.

 

Edhe Asllani vazhdon me paraqitje pozitive, asiston Futboll Asllani vazhdon me paraqitje pozitive, asiston

 


Asllani kontribuon sërish për Hoffenheimin

Tjetër kontribut ka dhënë sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, për skuadrën e Hoffenheimit.

Asllani të mërkurën mbrëma, në ndeshjen e xhiros së 17-të, ka asistuar në golin për 2:0 ndaj Borussia Monchengladbachut.

Asllani asistoi në minutën e 24-t për Tim Lemperlen.

Asllani ka gjashtë gola e tri asistime në Bundesligë në edicionin aktual.

Edhe Asllani e Hajdari e ngrenë Hoffenheimin në pozitën e katërt Futboll Asllani e Hajdari e ngrenë Hoffenheimin në pozitën e katërt