Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Asllani i motivuar para ndeshjes kundër Lyonit

Fisnik Asllani

Sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani, mezi pret ndeshjen kundër Lyonit në Ligën e Evropës.
Ndeshja Hoffenheim – Lyon luhet të enjten nga ora 21:00.

“Po luajmë në një garë që më parë mund ta ndiqja vetëm në TV. Kjo është arsyeja pse mezi pres çdo ndeshje. Pritja për netët evropiane është gjithmonë e madhe. Shpresoj të luajmë një ndeshje të mirë; atëherë shanset për të mbajtur tre pikët rriten”, ka thënë Asllani të mërkurën në konferencën për shtyp.
Ai ka thënë se është gati ta jap maksimumin ndaj klubit francez.

“Ndihem shumë mirë. I kam kompensuar të gjitha javët që kam humbur në stërvitjen para sezonit. Më është kushtuar shumë vëmendje. Nuk ishin javë të lehta, por gjithmonë jam përpjekur të jap gjithçka. Jam shumë i lumtur që jam në fushë; e vëren vërtet këtë kur nuk mund të jesh atje”, është shprehur Asllani.

Sulmuesi 24-vjeçar ka shënuar një gol këtë edicion në Ligën e Evropës dhe ka dy asistime në Bundesligë.

Golin në Ligën e Evropës e shënoi në humbjen 3:2 ndaj Beshiktashit. Humbi 2:0 edhe nga klubi grek, OFI Crete, në xhiron e parë.

Edhe Asllani tregon se çfarë i mungon Hoffenheimit Futboll Asllani tregon se çfarë i mungon Hoffenheimit

Hoffenheimi në xhiron e fundit në Bundesligë fitoi 2:1 ndaj Borussia Monchengladbachut. Asllani e cilëson tejet të rëndësishme fitoren ndaj Gladbachut.

Te Hoffenheimi janë edhe Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari. Ky i fundit po mungon shkaku lëndimit.