Futboll

Asllani dëshiron të bëhet lider i Hoffenheimit

Fisnik Asllani

Fisnik Asllani ka thënë se dëshiron të bëhet lider i skuadrës së Hoffenheimit, ka shkruar të dielën “Kicker”. 

Sulmuesi i Kosovës luajti pak në miqësoren ndaj ish-skuadrës, Elversbergut, të shtunën, në fitoren 5:2. 

Por kjo nuk ka rëndësi për 22-vjeçarin, që ka plane të mëdha me Hoffenheimin pas huazimeve tek Austria Vjena dhe Elversbergu. 

“Planet e mia janë që të kem sa më shumë minuta. Të luajë sa më shumë është prioritet për mua, por për këtë padyshim se duhet të punojë shumë. Dua të kënaqem duke luajtur futboll dhe pikërisht këtë e kam bërë në sezonin e kaluar me Elversbergun. Nuk dua ta fus veten në presion. Por në çdo aspekt, synimi im i qartë është që ta kem rolin e liderit këtu në skuadër, njësoj si tek Elversbergu. Kam mësuar shumë në edicionin e kaluar dhe dua që atë eksperiencë ta marrë me vete, për zhvillimin tim personal dhe për vazhdimësinë këtu”, ka deklaruar Asllani në intervistën e dhënë për mediumin e njohur gjerman. 

Asllani në sezonin e kaluar ishte prej sulmuesve më të mirë në Bundesliga 2. 

Edicionin e mbylli me 19 gola e 10 asistime në 37 paraqitje në të gjitha garat. 

Asllani i ka të luajtura shtatë ndeshje me Kosovën A dhe një gol të shënuar në miqësoren ndaj Komoreve. 

Ka luajtur edhe për grupmoshat e reja të Kosovës dhe Gjermanisë.