Arsenali e ka transferuar të enjten sulmuesin grek të Club Brugges, Christos Tzolis, për 40 milionë euro.
Tzolis është 24-vjeçar ndërsa mund të luajë në disa pozita në sulm.
Ai i është bashkuar kampionit të Anglisë pas formës së mirë që e pati me klubin belg, ku pas 108 ndeshjeve i realizoi 43 gola e 45 asistime.
Tzolis është transferuar si zëvendësues i belgut Leandro Trossard, që iu bashkua Beshiktashit turk më herët gjatë këtij muaji.
Tzolis e nisi karrierën te PAOK-u, ndërsa ka luajtur edhe për Norwichin, Twenten e Fortuna Dusseldorfin.