Arsenali ka fituar ndeshjen kryesore të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve.
Të martën mbrëma në “Emirates”, Arsenali fitoi 2:0 ndaj Paris Saint-Germainit. Ndeshja e dy gjigantëve evropianë të futbollit u vendos që në pjesën e parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKai Havertz shënoi për 1:0 në minutën e 20-të, ndërsa Bukayo Saka shënoi golin e dytë në minutën e 35-të.
Parisienët u munduan të reagojnë më pas, por pa sukses. Shifrat nuk ndryshuan.
Për Arsenalin është fitorja e parë në fazën e ligës. Në xhiron e parë kishte barazuar pa gola me Atalantan në Bergamo.
Parisi në xhiron e parë fitoi 1:0 ndaj Gironas.
Në xhiron e tretë, më 22 tetor, Arsenali e pret Shakhtarin kurse Parisi e pret PSV-në.