Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate të martën ka publikuar listën e futbollistëve për “Euro 2024”, që mbahet në Gjermani.
Lista është preliminare, derisa lista finale me më së shumti 26 futbollistë do të zbulohet me 8 qershor.
Në listën e tij, Southgate ka përfshirë 33 futbollistë, ndërsa ka lënë jashtë disa futbollistë të njohur si, Ben Chilwell i Chelseat, James Madisson i Tottenham Hotspurit, Jordan Henderson i Ajaxit dhe sulmuesin e Manchetser Unitedit, Marcus Rashford.
Anglia më 3 qershor luan miqësore me Bosnjën e Hercegovinën, ndërsa më 7 qershor e ka miqësoren e fundit me Islandën para Evropianit.
Në Gjermani anglezët janë në grupin C. Më 16 qershor luajnë ndaj Serbisë, më dhjetë qershor ndaj Danimarkës dhe më 25 qershor ndaj Sllovenisë.

-
Southgate do të vazhdojë me Anglinë
-
Konfirmohet se nuk ka vend tek Anglia për Grealishin dhe Maguiren
-
UEFA do ta shqyrtojë mundësinë e zgjerimit të listës së lojtarëve për “Euro 2024”
-
Anglia publikon listën për ndeshjet kualifikuese të “Euro 2024”
-
Sot publikohet lista e Anglisë, Alexander-Arnold ylli i radhës që mungon