Trent Alexander-Arnold u prezantua të enjten si lojtar i ri i Real Madridit. Në ceremoninë e prezantimit ishin të pranishëm drejtues të lartë dhe ish-lojtarë të Realit. Mes tyre edhe presidenti i Realit, Florentino Perez, i cila ia dhuroi fanellën me numrin 12 Alexander-Arnoldit.
“Do ta kuptoni shpejt se çfarë përfaqëson Real Madridi. Çdo trofe është një nxitje për të synuar dhe fituar trofe tjerë. Dhe, trofeu tjetër është Kupa e Botës për Klube, e cila fillon këtë fundjavë në Shtetet e Bashkuara dhe do të jetë sfida jonë e parë”, ka thënë Perez.
Pas Perezit, foli edhe Alexander-Arnold. Ai foli në spanjisht. “Është një ëndërr e bërë realitet. Jam i kënaqur dhe krenar që jam këtu. Pres me padurim t’u tregoj madrilenëve lojën time. Jam i vetëdijshëm se të luash për Real Madridin është përgjegjësi e madhe, por jam gati të jap gjithçka. Dua të fitoj shumë trofe. Të jem kampion, të rritem dhe të luaj përkrah lojtarëve më të mirë në botë”, ka thënë Alexander-Arnold.
Ai me Realin ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare. Së fundi luajti për Liverpoolin.