Futboll

Albion Rrahmani lavdërohet nga trajneri

Albion Rrahmani

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani e shënoi golin e parë në kampionatin e ri. Të dielën, Rrahmani startoi te Sparta Praga dhe realizoi në minutën e 22-të për 1:0. Sparta fitoi 3:2 në fund, në kuadër të xhiros së dytë të kampionatit të Çekisë. 

24-vjeçari e la fushën në minutën e 53-të, kur Sparta Praga po pësonte 2:1. Lojtari që e zëvendësoi atë, Lukas Haraslin, asistoi për 2:2, ndërsa e shënoi golin e fitores nga penalltia në minutën e 93-të.

Trajneri i Spartës, Brian Priske, ka lavdëruar Rrahmanin.

“Jam i kënaqur që kemi kualitet në gjithë lojtarët. Më duhet ta lavdëroj Albion Rrahmanin, që ka pasur lojë shumë të mirë. Ai ishte i përfshirë në presing, shënoi gol të rëndësishëm”, ka thënë Priske.

Rrahmani në edicionin e parë në Çeki ka pasur telashe të mëdha për të gjetur formën.

Ermal Krasniqi qëndroi vetëm në stol te Sparta Praga.