Skuadra e Emirateve të Bashkuara Arabe, Al Ain, e ka fituar ndeshjen e zhvilluar të enjten mbrëma në Washington, por nuk ka mjaftuar për të avancuar në fazën nokaut.
Al Aini e mposhti Wydadin e Marokut me rezultatin 2:1, në ndeshjen e fundit të Grupit G.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAl Aini eliminohet pas tri pikëve të fituara në po aq ndeshje të zhvilluara dhe zë vendin e tretë, ndërsa Wydadi largohet nga Botërori i klubeve pa e fituar asnjë pikë.
Cassius Milula shënoi për Wydadin në minutën e katërt.
Por ishte goli i shënuar nga Kodjo Laba në minutën e parë shtesë në pjesën e parë që i barazoi shifrat. Laba realizoi nga penalltia.
Alejandro Romero Gamarra “Kaku” shënoi gol të bukur në minutën e 50-të. Goli u pranua pas rishikimit të situatës në VAR, pasi kishte dyshime për ndërhyrje të palejuar në zonë.
Gjyqtari vlerësoi se gjithçka ishte e rregullt.
Ky gol edhe e vendosi sfidën.