Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ronaldo vazhdon me gola, por Al-Nassri barazon

Ronaldo

Superylli Cristiano Ronaldo e ka shënuar golin e 926-të në karrierë.

Ronaldo të premten mbrëma realizoi gol të bukur nga afërsia në barazimin e Al-Nassrit.

Al-Nassri u ndal në barazim në shtëpi me rezultatin 2:2 nga Al-Shababi.

Kjo ndeshje i takoi javës së 24-t të elitës së futbollit arab.

Al-Nassri nga minuta e 52-të ishte me një futbollist më pak në fushë pasi Mohammed Al Fatil u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Edhe Ronaldo tani i ka 971 gola në karrierë Futboll Ronaldo tani i ka 971 gola në karrierë

40-vjeçari Ronaldo shënoi për 2:1 në minutën e shtatë shtesë të pjesë së parë.

Ai u paraqit deri në minutën e 70-të dhe ishte prej më të mirëve në fushë.

Ronaldo vazhdon t’i afrohet shifrës së 1000 golave në karrierë.

Al-Nassri renditet në pozitën e katërt me 48 pikë.

Al-Shababi ka tetë pikë më pak dhe e zë vendin e gjashtë.


926 gola në karrierë për Ronaldon

Superylli Cristiano Ronaldo e ka shënuar golin e 926 në karrierë.

Ronaldo shënoi për 2:1 në minutat shtesë të pjesës së parë në ndeshjen që Al-Nassr po e fiton ndaj Al-Shababit.

Edhe Ronaldo shkëlqen me dy gola në fitoren e Al-Nassrit Futboll Ronaldo shkëlqen me dy gola në fitoren e Al-Nassrit

Kjo ndeshje i takon javës së 24-t të elitës së futbollit arab.

VIDEO: