Drita e Gjilanit e ka fituar derbin e javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll. Drita të dielën mposhti Ballkanin në fushën me bari sintetik në Gjilan.
Golin e vetëm për skuadrën e Dritës e shënoi mesfushori Albert Dabiqaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi realizoi me kokë pas asistimit të Egzon Bejtullait. Drita nga katër ndeshje ka fituar nëntë pikë, kurse kampioni Ballkani ka dhjetë pikë nga gjashtë ndeshje.
Drita në epërsi ndaj Ballkanit
Drita ka kaluar në epërsi ndaj Ballkanit në minutën e 83-të. Goli erdhi nga Albert Dabiqaj.
Ballkani mbetet me një futbollist më pak në fushë
Skuadra e Ballkanit ka mbetur me një futbollist më pak në fushë në ndeshjen ndaj Dritës. Sulmuesi Bernard Karrica u ndëshkua me karton të kuq pas goditjes me bërryl ndaj Besnik Krasniqit.
Pa gola pjesa e parë e ndeshjes Drita – Ballkani
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes Drita – Ballkani.
Kjo ndeshje i takon xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.