Futboll

Vinicius Juniorit i ofrohet pagë 1 miliard euro për të kaluar në Arabi Saudite

Vinicius

Sulmuesit të Real Madridit, Vinicius Junior i është ofruar një pagë prej 1 miliard eurosh për një kontratë afatgjate në Arabinë Saudite. Al-Ahli është duke tentuar që ta transferojë sulmuesin brazilian në afatin kalimtar të kësaj vere. 

“Reuters”, ka raportuar të martën se braziliani nuk e ka përjashtuar mundësinë e transferimit në Arabinë Saudite. Klauzola e lirimit të Juniorit te Real Madridi është 1.1 miliardë dollarë. Por klubi arab nuk po dëshiron që ta paguaj klauzolën e plotë të brazilianit. 

Al-Ahli është i gatshëm që t’i paguaj 300 milionë euro Realit për ta transferuar 24-vjeçarin.