Roma e ka aktivizuar opsionin për transferimin e Angelinos nga Leipzigu për 5 milionë euro, pavarësisht interesimit të Bournemouthit të Premier Leagues për spanjollin.
“La Gazzetta dello Sport” ka shkruar të enjten se Roma edhe zyrtarisht e ka bërë kërkesën te skuadra e Bundesligës.
Aty është shkruar se Roma është gati ta paguajë klauzolën e lirimit të Angelinos.
Angelino fillimisht iu bashkua “giallorossëve” në formë huazimi në muajin janar, ndërsa në “Olimpico” do të mbetet deri në vitin 2028.
Angelino si i huazuar bëri karrierë edhe te Galatasaray e Hoffenheimi. Ndërkohë, ka qenë edhe anëtar i Manchester Cityt, New York Cityt, Gironas, Mallorcas, NAC Bredas e PSV Eindhovenit.
Mbrojtësi tjetër i Romës, Leonardo Spinazzola, pritet të largohet nga skuadra në fund të muajit të ardhshëm, kur edhe i skadon kontrata.