Gjermani Toni Kroos aventurën në La Ligë me Real Madridin e ka përfunduar me barazim.
Skuadra e Real Madridit të shtunën ka barazuar pa gola me Real Betisin në javën e fundit të edicionit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKroos e zhvilloi ndeshjen e fundit me Realin në ligë, pasi gjermani ditë më parë njoftoi për pensionimin e tij nga futbolli pas përfundimit të Evropianit 2024.
Real Madridi e mbylli edicionin me fitimin e titullit të kampionit.
Ndërsa Real Betisi e ka siguruar Ligën e Konferencë pasi ka përfunduar në vendin e shtatë me 57 pikë.
“Mbretërit” janë edhe në finale të Ligës së Kampionëve dhe do të përballen me skuadrën gjermane Dortmund.