Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mbappe përshëndetet nga PSG-ja me fitoren në Kupën e Francës

Kylian Mbappe

Superylli Kylian Mbappe, është përshëndetur nga Paris Saint-Germaini me triumf në Kupën e Francës.

PSG-ja fitoi 2:1 të shtunën në finalen ndaj Lyonit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ousmane Dembele dhe Fabian Ruzi realizuan golat për skuadrën e Luis Enriques, ndërsa te Lyoni shënoi Jake O’Brien. 

Ditë më parë, PSG-ja dhe Mbappe u kurorëzuan edhe me titullin e kampionit në Ligue 1.

Mbappe ka njoftuar se pas këtij sezoni do të largohet nga kampioni francez. Real Madridi pritet të jetë destinacioni i radhës për superfutbollistin francez.