Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, e sheh pozitiv organizimin e përbashkët të Evropianit U21 me Serbinë.
Ai në intervistën dhënë për “Opinion” në Tv Klan ka thënë se shqiptarët dhe serbet duhet të jetojnë në paqe me njëri – tjetrin.
“Në synojmë të organizojmë një kampionat futbolli që është sportiv, por në fund të fundit edhe në këndvështrimin politik është një gjë pozitive. Në fund të fundit, duhet të jetojmë në paqe me njëri – tjetrin”, ka thënë Duka.
Intervista e plotë e Dukës dhënë për emisionin “Opinion” është publikuar të enjten në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Pati reagime të ashpra pas zyrtarizmit të kandidaturës së përbashkët të Federatës Shqiptare të Futbollit me Federatën e Futbollit të Serbisë për organizimin e Kampionatit Evropian U21 të vitit 2027.
LEXO EDHE:
-
Duka për Evropianin me Serbinë: Më shumë sesa turne futbolli
-
Duka tregon reagimin e Ramës për Evropianin Shqipëri – Serbi, flet edhe për qëndrim pozitiv të opinionistëve nga Kosova
-
Duka: Evropiani shërben për të ardhme më pozitive për popujt e Shqipërisë dhe Serbisë
-
Duka: Organizimi i Evropianit me Serbinë i shërben edhe Kosovës
-
Duka flet pas fitores ndaj Serbisë