Konyaspori ka fituar në udhëtim te Kasimpasha të shtunën në kuadër të xhiros së 32-të të elitës së futbollit të Turqisë.
Konyaspori fitoi me rezultatin 2:0, ndërsa kontribut dha mesfushori shqiptar, Valon Ethemi. Futbollisti që përfaqëson Maqedoninë e Veriut asistoi në minutën e 21-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka dy gola e pesë asistime në edicionin aktual, në 27 paraqitje në të gjitha garat.
Ethemi u zëvendësua pas një ore lojë, ndërsa Sokol Çikalleshi ishte në bankën rezervë.
Në bankën rezervë ishte edhe Loret Sadiku te Kasimpasha.
Konyaspori ka 36 pikë dhe po lufton për mbetje në Superligën e Turqisë.
Kasimpasha ka dhjetë pikë më shumë në pjesën e sipërme të tabelës.