FASHIONISTA

“Coachella 2023”, një tjetër sfilatë mode

Të famshmit nxjerrin gjithmonë pamjet dhe veshjet më të mira të modës për Coachella, edhe për këtë vit nuk kishte ndryshim.

Në skenat e Coachella-s, veshjet e interpretuesve kanë mahnitur turmën.

Grupi kryesor “Blackpink” shfaqi stilin e tyre të koordinuar me zbukurime dhe prerje argjendi. Grupi ikonik i rrokut “Blondie” gjithashtu shfaqi një stil skenik shumë interesant, veshjet e tyre ngjasonin me topat e diskos, pelerina e Debbie Harryt ishte e mbuluar me copa pasqyrash reflektuese.

Ndërkohë, Bad Bunny zgjodhi pallton e egër me stampa shumëngjyrëshe të ERL-së për të qëndruar ngrohtë me stil.

Ndërkohë jashtë skenës, veshjet e Coachella-s kanë qenë të fokusuara në printet si xhinsi, thekët dhe dantella.

Modelja Hailey Bieber u pa me një bluzë të bardhë të prerë dhe xhinse tepër të gjera.

Lil Nas X kishte veshur një xhaketë bomber të prerë, minifund të Chopova Lowena-s me kuadrate dhe çizme lëkure Rick Owens. Ndërsa Kourtney Kardashian, e cila ishte aty për të shfaqur tifozërinë e saj për Travis Barker u shfaq e veshur me një pallto të zezë me lesh artificial dhe syze dielli shumë të gjera.

Ndër vite kanë qenë disa trende që e kanë definuar stilin në Coachella si: qaforet e mëdha, çizmet me gurë të stilit kauboj, xhaketa nga xhinsi të grisura, rripat e mëdhenj, ngjyrat e neonit, kurorat me lule.

Viteve të fundit, trendin dhe ndikimin më të madh sa u përket veshjeve në festival e kanë bllogeret e ndryshme që po e influencojnë botën, disa nga to që u shfaqën në festival ishin: Negin Mirsalehi, Camila Coelho dhe Xenia Adonts.