Nadira Kika ka vite që është pjesë e industrisë së modës. Fillimet e saj ishin të bujshme shkaku i stilit unik që prezantoi. Kjo përfshin veshjet që përdoren më shumë në përditshmëri, si: palltot, fundet, sakot dhe këmishët. Pa lënë anash edhe kreacionet solemne, fustanet me shumë glamur, që zënë vend të madh në atelienë e saj.
Në “Fashionista”, Kika prezantoi koleksionin veror të fustaneve. Ky koleksion të veçantë ka llojin e materialeve të përdorura, të cilat janë me ngjyra më të ndezura, si e kuqe, e kaltër e mbylltë, portokalli etj. Gjithashtu, disenjatorja fustaneve ua ka bashkangjitur nga një aksesor koke.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërpos koleksionit, Nadira Kika në “Fashionista” tregoi edhe inspirimet e saj në rubrikën “Muza”. Ajo përmendi Nina Garcian, Sarah Jessica Parker dhe udhëtimet që ka realizuar.
“Fashionista” e përmbylli këtë sezon me Nadira Kikan, por do të rikthehet në shtator me shumë emra të tjerë të industrisë së modës.