FAKTE me Adnan Merovcin

Të dielën në “FAKTE me Adnan Merovcin”, mysafir Agim Rexhaj

Agim Rexhaj

Emisioni “FAKTE” këtë të diel, më 05.10.2025, në ora 17:15, do të transmetojë një bashkëbisedim ekskluziv me veprimtarin e shquar për çështjen kombëtare, shqiptaro-amerikanin Agim Rexhaj. Në rrëfimin e tij, Rexhaj ndalet te rruga e emigrimit në SHBA që nga viti 1983, sfidat e mbijetesës, si dhe veprimtaritë e shumta në organizata të rëndësishme si: Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Federata Pan-Shqiptare “VATRA”, Shoqata “Kosova Demokratike”, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe të tjera. Ai ka mbajtur pozita të larta si Nënkryetar i “VATRA”-s, Kryetar i LDK-së, ndërsa aktualisht është Kryetar Nderi i “VATRA”-s.

Kontributet e tij në lobimin për çështjen kombëtare, Shqipërinë dhe në veçanti për Kosovën, janë të pazëvendësueshme. Rexhaj ka pasur takime të shumta me zyrtarë amerikanë nga Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Shtetit, Pentagoni, Senati dhe Kongresi Amerikan. Ai është takuar disa herë edhe me Presidentët Bill Clinton dhe George Bush, si dhe me senatorë e kongresistë të shquar si Joe DioGuardi, Bob Dole, Eliot Engel, Tom Lantos, e shumë të tjerë.