Sonte në “Express” ju sjellim pamje nga ekspozita “Vagullnaja vizuale”, e cila eksploron paqartësinë përmes peizazheve të ndërmjetësuara, hapësirave të simuluara dhe versioneve të përmbysura të vendeve historike, duke sfiduar shikuesin të reflektojë mbi vetë natyrën e përfaqësimit.
Po ashtu do të informoheni më shumë rreth laureatit të sivjetmë të çmimit “Nobel” për letërsi, shkrimtari hungarez László Krasznahorkai. Ai është shpallur fitues me arsyetimin: “për veprën e tij të fuqishme dhe vizionare, e cila, në mes të tmerrit apokaliptik, riafirmon fuqinë e artit”.
Përveç tjerash do të ketë dhe lajme nga skena botërore e showbizit me protagonistë yje si, Taylor Swift, Selena Gomez, George Clooney, Idris Elba dhe të tjerë.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!
-
“Vagullnaja vizuale” – pikëpyetje për paqartësi e paqëndrueshmëri
-
“Java e Frankofonisë”, edicioni i 26-të me program të pasur kulturor, sonte në “Express”
-
“Butësia kontrollon fortësinë” për një heroizëm të ri, sonte në “Express”
-
“Oscar” prek edhe Kosovën - Filmi me Luana Bajramin fiton çmimin prestigjioz, sonte në “Express”
-
Arratisja në botë tjetër me “të zhbësh, të shpërbëhesh, të zhdukesh”, sonte në “Express”