Me profesion është urolog, por ka vite që përveç profesionit të tij merret edhe me koleksionim.
Gjësendet që ia la baba amanet, u bënë shkas që të fillojë këtë punë. Për këtë arsye, Shefqet Mehmeti e ka titulluar oborrin e tij muzeu “Amaneti”, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç gjërave që lidhen me traditën shqiptare, aty ka paraqitur edhe multietnicitetin e shtetit kosovar. Shumë nga fotografitë në oborrin e tij janë fotografi të vjetra që i kanë dhuruar, por për rreth pesë dekadash ai çdo të diele dokumenton pamje të fshatrave të Anamoravës.
Shtëpia e tij është bërë një atraksion i shumë vizitorëve të Gjilanit, e për Shefqet Mehmetin ky vend ruan emocionet dhe mënyrën e jetesës së gjilanasve.
Shefqet Mehmeti do të vazhdojë të pasurojë koleksionin, ndërsa oborri i tij shpesh është edhe vend i aktiviteteve kulturore.