Kulturë

Muzeu i kujtesës familjare

Sot janë eksponate, por dikur kryenin funksion të rëndësishëm në përditshmërinë e familjes Krasniqi.

Sociologu Shemsi Krasniqi i ka koleksionuar gjësendet e ndryshme shtëpiake, të cilat gjatë shekullit të kaluar zinin vend në shtëpinë e tij në fshatin Grashticë, raporton KOHA.

Sot me to ka krijuar një muze privat ku ruan kujtesën familjare.

Sociologu Krasniqi ishte vetëm 13 vjeç kur zuri fill historia e koleksionimit.

Gjatë viteve të 80’ e 90’, sociologu u fokusua në realizimin e këtyre punimeve artistike.

Por këtë lloj arti e braktisi në fund të shekullit të kaluar, për t’u lidhur ngushtë me fotografinë, gjatë punës në terren.

Krasniqi e ka sfiduar veten edhe në skulpturë. Kjo vepër përmbledh rrëfimin për helmimet e nxënësve kosovarë nga regjimi serb, në fillimvitet e 90’.

Gjatë kohës së karantinës, i ka klasifikuar eksponatet sipas koncepteve të llojllojshme.

Gjithë këtë, Krasniqi e quan kujtesë krijuese.

Shemsi Krasniqi planifikon që ta hap një ekspozitë personale, të frymëzuar nga eksponatet që ruhen në muzeun e kujtesës së familjes.