Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

Tinguj në secilën frymë të Tuanës 11-vjeçare

Është vetëm në klasën e dytë të shkollës së muzikës “Tefta Tashko” në Mitrovicë. Instrumenti të cilin e mëson është trumbeta. 

11-vjeçarja, Tuana Boshnjaku thotë se përzgjedhja e këtij instrumenti ishte rastësi. Ajo çdoherë e donte violinën, por me t’u njoftuar me trumbetën ushtrimet i filloi tërë përkushtim.

Vepra të cilën e luan me më së shumti dëshirë është “Nga bota e re”, me të cilën ka marrë pjesë edhe në koncertin e organizuar nga Komuna e Mitrovicës për nder të 15-vjetorit të pavarësisë. Emocionet në ato momente dhe secilin moment që luan në trumbetë mezi i përshkruan me fjalë. Thotë se është pjesa më e mirë e ditës për të. 

Mbështetjen më të madhe për të vazhduar ushtrimet për këtë instrument, thotë se e ka nga familja dhe mësuesi i saj. Boshnjaku është e vetmja vajzë si nxënëse në trumbetë në shkollën e muzikës “Tefta Tashko”. Këtë e thotë me mburrje. Teksa tregon për orarin e ushtrimeve, duke e theksuar se sa të rëndësishme janë ato për avancim.

Në hapësirën e Muzeut të Mitrovicës, Tuana luajti veprat më të dashura për të, ndër to edhe himnin e Kosovës.