Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

“Të dua” me 65 shkrepje në trashëgiminë kulturore

Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës mban në muret e tij 65 shkrepje fotografish të ndryshme. Nëpërmjet tyre vizualizohet një pjesë e trashëgimisë kulturore e Kosovës dhe e Shqipërisë.

Pavarësisht vështirësive në të shikuar, artisti Betim Bregovina ka arritur që nëpërmjet imazheve të përjetësojë pamje të rëndësishme për historinë e një pjese të trojeve shqiptare.

Ekspozita “Të Dua”, e pesta me radhë e Betim Bregovinës, është ajo që ktheu edhe një herë në qendër monumente e peizazhe shqiptare, duke i shndërruar ato në vepra artistike. Me medium-fotografinë, shumë nga to që u zgjodhën në mundësitë e pafundme që trashëgimia shqiptare të jep, u rikthyen në një mënyrë ndryshe e të mësuarit për historinë, përtej librave dhe shkrimeve.

“Ekspozitat e tjera kanë mund të kenë diçka historike që nga ekspozita e parë në tetor të vitit 2003. Kjo ekspozitë ka më shumë arkeologji dhe histori faktike të objekteve, mjeteve dhe monumenteve të trashëgimisë kulturore të përgjithshme të historisë dhe biografisë tonë etnike. Unë natyrisht që kam dashur t’i përfshij të gjitha objektet e kulturës shqiptare, por ishte e pamundur për këtë projekt. Kryesisht pjesën e veriut të trojeve shqiptare, jo tërësisht, i kemi përfshirë. I kemi objektet kryesore në Kosovë, kemi edhe Kështjellën e Rozafës, e Lezhës, dhe muzeun brenda Rozafës që ka monumente edhe mijëravjeçare”.

Në ekspozitën e pestë me radhe që ky artist ka shpalosur fotografitë e veta, për kurator zgjodhi të jetë artisti Haki Xhakli.

“Janë të gjitha elemente të cilat i ka ndier Betimi që t’i vizitojë, e pastaj edhe i ka fotografuar. I ka fotografuar në këndin artistik që më kanë lënë pa fjalë, sepse një pozicion i tillë për të nxjerrë një fotografi kaq të mirë dhe artistike nuk është e lehtë. Megjithëse ai ka përcjellësin, por megjithatë dora e tij i ka nxjerrë. Të gjitha këto janë tubuar në këto punime. Kërkoi nga unë që të bëja përzgjedhjen nga 600 e më shumë fotografi. Unë i përzgjodha 65 nga të gjitha ato dhe besoj që doli një ekspozitë e nivelit të mirë”.

Edhe “Të Dua” me 65 shkrepje në trashëgiminë kulturore Kulturë “Të Dua” me 65 shkrepje në trashëgiminë kulturore

Vizitorët pos që shohin art, në këto fotografi edhe mësojnë e kuptojnë më shumë nga historia.

Ekspozita “Të Dua” do të jetë e hapur për vizitorët deri më 17 mars.